Kërçeli: Në 2021 Simiq foli në emër të Listës Serbe, në 2026 në emër të popullit serb
Autori: Gazeta inFokus
23:37 | 09 September 2026
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku edhe sot ka dështuar procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve dhe rrjedhimisht konstituimi i plotë i Kuvendit
I ftuar në emisionin “Kënd i Debatit” në Tëvë1, Kërçeli ka komentuar mënyrën se si deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, është propozuar sot për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
Kërçeli ka thënë se gjatë ditës në rrjetet sociale janë shpërndarë materiale që pretendojnë se një formulim i ngjashëm është përdorur edhe në vitin 2021. Megjithatë, sipas tij, deklarata e bërë sot dallon nga ajo e përdorur në atë kohë.
“Këtu duhet të bëjmë një dallim. Në vitin 2021, deputeti i cili e ka përfaqësuar Listën Serbe ka filluar duke e falënderuar kryesuesin e Kuvendit dhe ka thënë se, në emër të Listës Serbe, për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e popullit serb. Ndërsa kjo e vitit 2026 është shumë më e rrezikshme”, ka deklaruar Kërçeli.
Sipas tij, dallimi qëndron në mënyrën se si është referuar përfaqësuesi i Listës Serbe, duke e vënë theksin te përdorimi i shprehjes “populli serb”.
“Ne e shohim një incizim që ka dashur të na ndodhë në Republikën e Kosovës, kur shohim dje që krejt populli serb del dhe e pret në funeral një kriminel siç ka qenë Ratko Mlladiqi, dhe kur sot del përfaqësuesi i Listës Serbe duke mos përmendur askund ‘Lista Serbe’, por ‘në emër të popullit serb’ – cilit popull serb? Popullit serb të Serbisë apo popullit serb të Republikës Srpska?”, ka thënë Kërçeli.
Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, duhet të trajtohet me kujdes, duke theksuar se përdorimi i termit “popull” në kontekstin e komuniteteve duhet të jetë në përputhje me përcaktimet kushtetuese.
“Për këto deklarata që janë shpërndarë në rrjete sociale, të cilat janë shkëputur dhe prerë, dua të jap një shpjegim. Termi ‘popull’ si sinonim i komunitetit mund të përdoret, mirëpo Kushtetuta e ka caktuar se si duhet të përdoret dhe kur duhet të përdoret”, është shprehur ai.
Kërçeli ka shtuar se, sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që Kuvendi të përdoret për agjenda politike që lidhen me Serbinë apo me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Këta nuk do ta lejojmë”, ka deklaruar Kërçeli.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me vështirësi në përmbylljen e procesit të konstituimit, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarëve.

T� tjera
-
Ambasada britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë
Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me...
-
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’ia rrezikojë Listës Serbe pozitat dhe p...
-
Publikohet videoincizimi i Halilit Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
































