Apple prezanton iPhone 18 Pro dhe Pro Max: Ja ngjyrat, çmimet dhe kur dalin në treg
Autori: Gazeta inFokus
20:04 | 09 September 2026
Të gjithë sytë mbrëmjen e sotme janë drejtuar nga Apple Park, ku Apple, në eventin e quajtur “Surprise and Shine”, ka prezantuar produktet e saj më të reja.
Në qendër të prezantimit janë iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max, ndërsa kompania ka prezantuar gjithashtu modele të reja të Apple Watch dhe AirPods, transmeton Indeksonline.
Që në fillim të prezantimit, teksa po flitej për inteligjencën artificiale, u shfaq edhe iPhone 18 i ri.
iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max
Apple ka prezantuar iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max, të cilët kanë një dizajn të ngjashëm me modelet e vitit të kaluar, por sjellin përmirësime të rëndësishme në performancë.
Të dy telefonat janë pajisur me procesorin e ri A20 Pro, me përmirësime në CPU, GPU dhe motorin neuronal, duke mundësuar performancë më të mirë për lojëra, aplikacione dhe modelet e inteligjencës artificiale.
Edhe bateritë janë përmirësuar. iPhone 18 Pro ofron deri në 24 orë, ndërsa iPhone 18 Pro Max deri në 30 orë përdorim.
Sa i përket kamerës, modelet e reja kanë një diafragmë mekanike të ndryshueshme, e cila mundëson kontroll më të mirë të dritës dhe thellësisë së fushës.
Siri AI dhe Apple Intelligence
Të dy modelet e reja marrin versionin e përmirësuar të Apple Intelligence dhe një version të avancuar të asistentit zanor, të quajtur Siri AI.
Gjatë demonstrimit, Apple tregoi se Siri AI mund t’u përgjigjet pyetjeve bazuar në përmbajtjen e mesazheve dhe email-eve, të përdorë kamerën e iPhone-it për të analizuar botën përreth dhe të japë informacione nga njohuritë e përgjithshme.
Siri mund të përdoret gjithashtu për të krijuar email-e përmes zërit ose tekstit dhe mund të përshtatë mënyrën e të folurit përmes të ashtuquajturave “zëra ekspresivë”.
Apple Intelligence do të jetë i disponueshëm në 16 gjuhë. Siri AI do të nisë në anglisht gjatë këtij muaji, ndërsa në tetor pritet të shtohet mbështetja për frëngjishten, japonishten, koreançen, portugalishten dhe spanjishten.
Apple Intelligence do të jetë i integruar edhe në aplikacione të ndryshme të iPhone-it, përfshirë Safari, ku mund të monitorojë faqet e internetit për ndryshime dhe t’ju njoftojë kur ato ndodhin

T� tjera
-
Ambasada britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë
Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me...
-
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’ia rrezikojë Listës Serbe pozitat dhe p...
-
Publikohet videoincizimi i Halilit Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...







































