Lajme

Albulena Haxhiu si Lista Serbe, më 2018 iu referohej serbëve të Kosovës si “populli serb”

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 09 September 2026

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu kishte referuar serbëve të Kosovës “si populli serb”, pikërisht me të njëjtën fjali që të mërkurën e kundërshtoi Listën Serbe që e përdori kur e propozuan Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

“Reciprocitet i të drejtave të popullit shqiptar në Serbi me popullin serb në Kosovë”, shkruante Haxhiu në vitin 2018, raporton Vox Kosova.

Kur iu dha fjala për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se “në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që e bëjnë shumicën e deputetëve serbë, e propozojmë Slavko Simiqin për nënkryetar”.

-Advertisement-

Ky propozim i tij, duke u deklaruar “në emër të popullit serb”, bëri që Vetëvendosje të kërkojë të pauzohet seanca në pikën e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe e kundërshtuan ashpër këtë deklaratë.

Kur u kthye seanca nga pauza, Haxhiu i kërkoi Simiç-it që ta tërheq deklaratën, por ai nuk e bëri.

Por, pikërisht në këtë formë, pra “populli serb”, rezulton se iu ka referuar edhe vetë Haxhiu, e zyrtarë të tjerë të lartë të VV-së, siç është nënkryetari Glauk Konjufca.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy