Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seks*ual

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 09 September 2026

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni Policinë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Qytetarët që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy