Lajme

Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 14 August 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Pogragjë të Klinës, ku janë lënduar gjashtë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 17:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamionetë”, ka deklaruar Rugova.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Rugova për Klankosova.tv.

Policia po merret me rastin dhe hetimin e rrethanave të aksidentit.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy