Musliu denoncon në IPK policin që thotë se e sulmoi fizikisht
Autori: Gazeta inFokus
16:05 | 14 August 2026
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se së bashku me sekretaren e përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) policin që, sipas saj, e ka cenuar fizikisht gjatë seancës plenare të Kuvendit të mërkurën.
Musliu ka kërkuar hetim për veprimet e policit, duke thënë se për 15 vjet, si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri, ka punuar për një Polici të Kosovës profesionale, të depolitizuar dhe me integritet.
“Sot, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë, znj. Vlora Çitaku, denoncuam në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe kërkuam hetim për policin i cili më cenoi fizikisht në vendin tim të punës, saktësisht në sallën e seancës plenare. Duke qenë se si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri, për 15 vite rresht kam punuar fort për të pasur një Polici profesionale, të depolitizuar dhe me integritet, nuk mund të hesht përballë një rasti të tillë.Ky reagim nuk bëhet për të mbrojtur veten time, por, para së gjithash, për të mbrojtur institucionin e Policisë së Kosovës dhe integritetin e tij, në mënyrë që Policia të mos rrëshqasë në urdhrat dhe ndikimet e asnjë partie politike”, shkroi ajo.
Musliu ka ngritur po ashtu pyetjen se kush e ka ftuar Policinë e Kosovës në sallën e seancave plenare dhe kush ka autorizuar ndërhyrjen e saj brenda sallës.
Sipas Musliut, në një seancë konstituive, autoriteti që mund ta ftojë Policinë në sallë, nëse paraqitet nevoja, është mandatar-i për udhëheqjen e seancës. Ajo ka kërkuar që të sqarohet nëse në rastin konkret policia është ftuar nga Avni Dehari.
“Por, krahas hetimit për veprimet e policit, si deputete dhe si qytetare te Republikës së Kosovës, kërkuam të dimë edhe diçka tjetër: Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare? Ky është një informacion që duhet ta dijë jo vetëm Kuvendi, por edhe opinioni publik. Në një seancë konstituive, ku Kuvendi ende nuk është konstituuar, duhet të jetë e qartë se kush ka autorizuar praninë dhe ndërhyrjen e Policisë brenda sallës. Sipas rregullave të procedurës së seancës konstituive, i vetmi autoritet që mund ta ftojë Policinë në sallë nese paraqitet nevoja është mandatar-i për ta udhëhequr seancën, Ne rastin konkret z. Avni Dehari, atëherë kjo duhet të sqarohet publikisht.Kush e ka dhënë urdhrin? Kush e ka ftuar Policinë? Dhe mbi çfarë baze është ndërhyrë në sallën e Kuvendit? Këto nuk janë pyetje personale. Janë pyetje për përgjegjësinë institucionale”
“Sepse kur Policia hyn në sallën e Kuvendit dhe një deputet cenohet fizikisht, nuk mjafton të hetohet vetëm polici që ka kryer veprimin. Duhet të hetohet edhe zinxhiri i përgjegjësisë dhe urdhrit që e solli Policinë aty. E lartpermenda se kam punuar për 15 vite rresht që Policia e Kosovës të jetë profesionale, e pavarur dhe me integritet. Nuk do të hesht tani, kur pikërisht këto parime duhet të mbrohen më shumë se kurrë. Policia i shërben ligjit dhe Republikës së Kosovës, jo urdhrave politikë. Prandaj, i bëj thirrje çdo polici dhe çdo shërbyesi civil në Republikën e Kosovës që t’i qëndrojë besnik ligjit, Kushtetutës dhe detyrës së vet profesionale, e të mos i nënshtrohet asnjë diktati, presioni apo urdhri politik që cenon pavarësinë dhe integritetin e institucioneve të shtetit”, shkroi Musliu./

T� tjera
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...
-
Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën njofton se...
-
Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bash...
-
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta...
-
Lojërat Mesdhetare, Rama fajëson sërish Qeverinë: Nuk i përmbushi detyrimet, as pagesën kontraktuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovë...






























