Kabashi-Ramaj: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 14 August 2026
Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj i ka bërë thirrje Albin Kurtit të mos i keqpërdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet në këtë situatë krize politike, të shkaktuar nga vetë ai.
Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, kritikoi ashpër Kurtin, i cili sot mori pjesë në ceremoninë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues, duke rikujtuar se ai dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes po i ushtrojnë funksionet e tyre kundërligjshëm.
“Kemi një situatë të paprecedentë edhe në Presidencë, me pasoja të drejtpërdrejta për zinxhirin kushtetues të komandimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Personi që e mban pozitën e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura e mban atë pozitë kundërligjshëm! Kjo nuk është normalitet. Kjo është krizë institucionale. Dhe pikërisht në këtë moment, Albin Kurti po përpiqet të prodhojë një fotografi të normalitetit. Sot e bëri këtë përmes ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues. Doli para tyre. Para uniformave. Para kamerave. Dhe u tha: “Kosova ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush. Po, Kurti. Kosova ka nevojë për ta. Por mos i përdorni ata për të krijuar përshtypjen se gjithçka është normale në një shtet, institucionet e të cilit ju vetë po refuzoni t’i funksionalizoni. Mos e përdorni uniformën për të normalizuar krizën”, shtoi ajo.
Kabashi-Ramaj i bëri thirrje Kurtit dhe LVV-së që të shkojnë në Kuvend për ta mundësuar konstituimin e këtij institucioni, duke thënë se nuk mund të normalizohet shkelja e Kushtetutës me ceremoni dhe me keqpërdorim të uniformave të institucioneve të sigurisë.
“Nuk normalizohet shkelja e Kushtetutës me ceremoni. Nuk krijohet legjitimitet me fotografi. Dhe nuk mund të silleni si Kryeministër i një shteti që funksionon normalisht, ndërkohë që Kuvendi i Republikës së Kosovës pret të konstituohet. Nëse vërtet ju interesojnë institucionet dhe e ardhmja e këtij vendi, atëherë vendi ku duhet të jeni sot është Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ejani në Kuvend. Mundësoni konstituimin e tij. Lejoni krijimin e institucioneve legjitime dhe funksionale. Mjaft është mjaft. Mjaft me normalitet të inskenuar. Mjaft me përdorimin politik të institucioneve të sigurisë. Mjaft me propagandë e mashtrim”, tha ajo.
Kabashi-Ramaj theksoi se policët kanë nevojë për sigurim shëndetësor, për sigurim jetësor, për paga, kushte, pajisje dhe dinjitet, për një shtet që kujdeset për familjet e tyre nëse humbin jetën duke i shërbyer Republikës.
“Sot dolët para Shërbimit Korrektues. Uniforma nuk është skenografi politike. Policia nuk është e Kurtit. Ushtria nuk është e Kurtit. Shërbimi Korrektues nuk është i Kurtit. Janë institucione të Republikës së Kosovës. Dhe respekti për këta njerëz nuk matet me fotografi e ceremoni. Matet me mënyrën se si i trajton shteti. Vetëm pak muaj më parë, ne kërkuam sigurim shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e sektorit të sigurisë, përfshirë edhe Shërbimin Korrektues. E kërkuam më shumë se një herë. Dhe shumica juaj, Vetëvendosja, e refuzoi. Policëve tanë u kërkojmë ta rrezikojnë jetën për Kosovën, ndërsa pas një karriere në shërbim përballen me pensione rreth 150 euro”, tha ajo./

T� tjera
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...
-
Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën njofton se...
-
Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bash...
-
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta...
-
Lojërat Mesdhetare, Rama fajëson sërish Qeverinë: Nuk i përmbushi detyrimet, as pagesën kontraktuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovë...




























