Lajme

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 14 August 2026

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një aksion hetimor që ka rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me inicialet A.G.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjyqtari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Hetimi ndaj tij është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme për disa muaj.

-Advertisement-

Prokuroria thotë se gjatë kësaj periudhe, organet e hetuesisë kanë siguruar të dhëna dhe prova mbi bazën e të cilave  Specialja ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale.

Për këtë arsye, është ndërmarrë masa e arrestimit.

“Me qëllim të respektimit të integritetit të procesit hetimor dhe parimit të prezumimit të pafajësisë,nuk mund të ndahen detaje të tjera në këtë fazë. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe me standardet e drejtësisë penale”, thotë Prokuroria.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy