Policia tregon pse e shkarkoi togerin A.V nga Peja: 15 raste disiplinore, vazhdoi me shkelje edhe pas masave
Autori: Gazeta inFokus
12:25 | 14 August 2026
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vendimin për largimin nga puna të togerit policor A.V., me detyrë në DHTQNJ në Pejë, duke bërë të ditur se ndaj tij, nga inkuadrimi në Polici deri në largimin nga detyra, ishin iniciuar gjithsej 15 raste disiplinore.
Sipas Policisë, 13 prej këtyre rasteve janë trajtuar në nivel qendror, ndërsa dy në nivel rajonal.
“Ndaj zyrtarit policor, për shkak të shkeljeve disiplinore, që nga inkuadrimi i tij në polici e deri në largimin e tij nga detyra, janë iniciuar 15 raste, ku prej tyre janë trajtuar 13 në nivel qendror dhe 2 në nivel rajonal”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se tri nga 15 rastet kishin të bënin me shkrime dhe komente të zyrtarit policor në rrjetet sociale.
Për këto tri raste, sipas PK-së, janë shqiptuar masa disiplinore në periudha të ndryshme. Në vitin 2016, zyrtarit i ishte shqiptuar ndalesë prej 30 për qind të pagës për dy muaj. Për një rast të iniciuar në vitin 2025, masa e shqiptuar në vitin 2026 ishte ndalesë prej 30 për qind të pagës për gjashtë muaj.
Rasti i tretë, i iniciuar gjatë vitit 2026, ka përfunduar në gusht të këtij viti me masën “ndërprerje e marrëdhënies së punës”.
Policia ka sqaruar se vendimi për largimin nga puna është marrë pasi, sipas saj, zyrtari kishte vazhduar me shkelje të njëjta.
“Mirëpo, meqë zyrtari ka vazhduar me shkeljet e njëjta duke rënë në kundërshtim me procedurat e parapara ligjore”, thuhet në komunikatë.
PK-ja ka përmendur Udhëzimin Administrativ nr. 04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës, duke iu referuar dispozitave për sjellje të rëndë diskredituese, mosbindje të rëndë dhe shkelje të rëndë të autorizimit.
Në mesin e dispozitave të përmendura është edhe ajo që përcakton si shkelje publikimin, shfaqjen, shpërndarjen apo komentimin e postimeve, fotografive, videove dhe incizimeve që dëmtojnë imazhin e Policisë.
Policia ka theksuar se të gjithë zyrtarët policorë duhet t’i ushtrojnë autorizimet dhe detyrat e tyre në mënyrë të ligjshme, në përputhje me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës.
Sipas PK-së, brenda institucionit funksionojnë mekanizma të kontrollit të brendshëm dhe komisione për trajtimin e rasteve dhe ankesave ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa Inspektorati Policor funksionon si mekanizëm i jashtëm për trajtimin dhe hetimin e rasteve.
Policia ka sqaruar gjithashtu se ndaj vendimeve të saj palët kanë të drejtë ankese në gjykatën kompetente.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, trajtimin e të gjitha rasteve edhe ndaj zyrtarëve të saj në mënyrë të drejtë dhe profesionale, me qëllim të ruajtjes së imazhit pozitiv dhe profesional të Policisë së Kosovës”, përfundon komunikata./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...
-
Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën njofton se...
-
Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bash...
-
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta...



































