Lajme

Besa Kabashi pas raportimit të Infokusit: Po rrezikohet gjaku që shpëton jetë, Kurti të konstituojë institucionet

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 10 August 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Infokus për ndërprerjen e energjisë elektrike në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.

Pas raportimit të Gazetës Infokus, KEDS reagon për ndërprerjen e rrymës në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK

-Advertisement-

Përmes një reagimi publik, Kabashi tha se mungesa e energjisë në një institucion të tillë nuk përbën më vetëm një problem teknik, por rrezik për jetën e qytetarëve.

“O rrezikohet gjaku që shpëton jetë. Po rrezikohet vetë jeta e qytetarëve. Kur Qendra e Transfuzionit të Gjakut mbetet 14 orë pa energji, nuk po flasim më për një dështim të zakonshëm. Po flasim për sigurinë e njerëzve dhe të shtetit”, ka shkruar ajo.

Kabashi ka kritikuar edhe ngërçin institucional, duke kërkuar konstituimin e institucioneve.

“Institucionet janë në bllokadë, ndërsa Kosova po paguan çmimin. Albin Kurti, mjaft e dëmtove Kosovën! Konstituo institucionet dhe bëje punën për të cilën të kanë votuar qytetarët”, u shpreh deputetja e PDK-së.

Në fund, ajo theksoi se “siguria energjetike është siguri kombëtare dhe siguri njerëzore.”

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy