Lajme

Pas raportimit të Gazetës Infokus, KEDS reagon për ndërprerjen e rrymës në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 10 August 2026

Gazeta Infokus më herët raportoi se Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kishte mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga ora 01:00 pas mesnatës.

Pas raportimit të Gazetës Infokus, KEDS ka reaguar, duke sqaruar se problemi nuk lidhet me rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, por me një kabllo private të spitalit.

Në përgjigjen dërguar Gazetës Infokus, KEDS bën të ditur se kablloja në fjalë është në përgjegjësi të vetë QKUK-së.

-Advertisement-

“Lidhur me problemet e paraqitura me furnizimin me energji elektrike në QKUK, ju njoftojmë se bëhet fjalë për një problem me një kabllo private të spitalit, e cila është në përgjegjësi të vetë institucionit”, thuhet në përgjigjen e KEDS.

Sipas KEDS-it, ekipet e kompanisë janë angazhuar në terren për të ndihmuar në identifikimin dhe sanimin e problemit.

“KEDS ka angazhuar ekipet e veta në terren për të asistuar në identifikimin e problemit dhe në ndërmarrjen e veprimeve për sanimin e tij. Njëkohësisht, kemi kërkuar edhe angazhimin e stafit teknik të mirëmbajtjes së QKUK-së, duke qenë se problemi lidhet me instalimet private të spitalit.”

KEDS ka bërë të ditur se po ofron asistencën e nevojshme teknike, me qëllim që problemi të zgjidhet.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy