MINTI nis kontrolle intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit
Autori: Gazeta inFokus
20:24 | 05 August 2026
Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi se nga 6 gushti 2026 do të fillojnë kontrollet intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, bazuar në gjetjet e përcjella nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, njofton se përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës apo përbërësve të tjerë pa u deklaruar në etiketë, ose deklarimi i pasaktë i përbërjes së produkteve, përbën shkelje të legjislacionit në fuqi dhe mashtrim të konsumatorit.
“Asnjë operator ekonomik nuk do të lejohet të përfitojë në kurriz të qytetarëve duke fshehur përbërjen reale të produkteve ose duke i paraqitur ato ndryshe nga çfarë janë në të vërtetë. Mbrojtja e konsumatorit është detyrim ligjor dhe prioritet institucional”, thuhet në njoftim.
Duke filluar nga 6 gushti 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkërendim me AUV-në, do të zhvillojë kontrolle intensive në të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit, duke përfshirë prodhuesit, importuesit, distributorët, depot, shitësit me shumicë dhe pikat e shitjes me pakicë.
Njoftimi i plotë:

T� tjera
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...
-
Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen
eputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në emër të Grupit ...
-
Buxheti 2027, Abdixhiku: Jemi të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar proj...
-
Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës për situatën me en...
-
Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 20...
-
21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë për 83 kilogramët e heroinës – tre të dënuar, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 21 vjet burgim tre perso...
-
Rama i përgjigjet Kurtit: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, qeveria qeveria, është qikaq e thjeshtë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryemini...
-
Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit n...
-
Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global
Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, ka nj...
-
Lladrovci: Libri “Revolta e Syzifit” kushtuar Masakrës së Poklekut dëshmon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, veprimta...
-
Kryen tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar për mbi 60 mijë euro dëme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për së paku tetë raste ...
-
Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së J...




































