Lajme

Punime në rrugën Arllat–Malishevë, ky segment mbyllet për qarkullim – kompania del me njoftim

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 03 August 2026

Kompania përgjegjëse për punimet në rrugën rajonale R110 Malishevë–Arllat ka njoftuar se një pjesë e këtij aksi është mbyllur përkohësisht për qarkullim.

Sipas njoftimit, për shkak të zhvillimit të punimeve dhe injektimit të pilotave në segmentin Tërpezë e Ulët, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë përkohësisht.

Për të shmangur bllokimin e trafikut, automjetet do të devijohen përmes bypass-it alternativ, i cili do të shërbejë deri në përfundimin e kësaj faze të punimeve.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy