Si iu foli Kurti për Europën mërgimtarëve: Një gjerman i ka thënë një mikut tim a më merr në Kosovë nëse na sulmon Rusia
Autori: Gazeta inFokus
17:54 | 02 August 2026
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë një rrëfim të pazakontë gjatë një takimi me mërgimtarë dje, duke lënë të kuptohet se koha ka ndryshuar aq shumë, sa që tani edhe gjermanët mund ta shohin Kosovën si vend strehimi.
Duke folur për ndryshimet në Europë dhe pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës, Kurti tregoi historinë e një mërgimtari, i cili tha se kishte shkuar në Gjermani si refugjat në vitet ’90 dhe më pas ishte ngritur në pozita të larta drejtuese në një kompani gjermane.
”Edhe në Evropën Perëndimore, ju jeni dëshmitarë, që gjendja nuk është e mirë si para 30 vjetësh”, iu tha ai fillimisht të pranishmëve.
Më pas, vijoi me “shembullin”.
”E këtu po ua marr një shembull: Një mik i imi i cili është bashkatdhetar si puna juaj, ka shkuar në vitet e ‘90 dhe është ngritur në vendin e punës në nivelet më të larta të menaxhimit, ndërkaq pronari gjerman, i cili e ka atë kompani ku punon ky bashkatdhetare, mik i imi, një ditë e kishte pyetur kësisoj. I kishte thënë ‘ti ke ardhë këtu për shkak të okupimit dhe luftës në Kosovë. E tash, jemi bashkë, e ke nënshtetësinë edhe të Kosovës, edhe të Gjermanisë, meqenëse është krijuar mundësia për ta marrë apo rimarrë nënshtetësinë, por, ai i kishte thënë – merreni me mend – nëse neve në Gjermani na sulmon Rusia, a më merr ti mua në Kosovë nëse duhet të vij refugjat? Edhe ky i ka thënë ‘po’. Edhe miqësia e tyre ishte forcuar edhe më shumë”, tha ai, siç dëgjohet në një VIDEO të publikuar në Facebook nga gazetari Muhamet Koci.
“Ishte gëzuar pronari gjerman që ka një mik kaq të mirë shqiptar, të cilin dikur e ka pranuar në punë si refugjat, e tash Evropa vetë po e ndërron arkitekturën e sigurisë për shkak të agresionit të tmerrshëm të Rusisë, që nuk është veç në Ukrainë, por mbi Evropën, edhe mendon që, ndoshta edhe evropianit i duhet të lëvizë”, shtoi Kurti.

T� tjera
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
-
“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n sjell mundësi të reja për bizneset kosovare
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes E...
-
Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të...
-
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, pas kritikave nga ndërkombëtarët
Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e S...
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...
-
Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedura...



































