Lajme

Tre blloqe të KEK-ut jashtë prodhimit, A3, A5 dhe B1 nuk prodhojnë energji

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 02 August 2026

Blloqet A3, A5 dhe B1 të termocentralit rezultojnë pa prodhim gjatë ditës së sotme.

Situata vjen në një periudhë të sezonit kur kërkesa për energji mbetet e lartë, ndërsa ndërprerja e prodhimit në tri njësi njëkohësisht bie ndesh me deklarimet e vazhdueshme se KEK-u ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese për të përballuar nevojat e vendit.

Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar lidhur me arsyet pse blloqet A3, A5 dhe B1 nuk janë në prodhim, si dhe kur pritet rikthimi i tyre në operim./Klankosova.tv

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy