Kosova regjistron më pak biznese të reja, rënie mbi 5% brenda vitit
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 02 August 2026
Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka vazhduar të shënojë rënie edhe gjatë muajit qershor 2026, duke reflektuar një ngadalësim të ritmit të hapjes së bizneseve.
Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se regjistrimet e reja kanë rënë si në krahasim me muajin paraprak, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan monitor.
Sipas ASK-së, në muajin qershor janë regjistruar gjithsej 1.092 ndërmarrje të reja, ose 1.4 për qind më pak krahasuar me muajin maj 2026.
Rënia është edhe më e theksuar në krahasim me qershorin e vitit 2025, kur numri i bizneseve të reja rezulton të jetë 5.1 për qind më i ulët.
Pavarësisht rënies së përgjithshme, sektori i tregtisë vazhdon të mbetet aktiviteti ekonomik më tërheqës për sipërmarrësit.
Gjatë qershorit, 242 ndërmarrje, ose 22.2 për qind e totalit të bizneseve të reja, janë regjistruar në aktivitetet e tregtisë me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimit të automjeteve dhe motoçikletave.
Pas tregtisë, numri më i madh i regjistrimeve është evidentuar në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve të ushqimit, me 124 ndërmarrje ose 11.4 për qind të totalit. Në vendin e tretë renditet ndërtimtaria me 121 ndërmarrje ose 11.1 për qind, ndërsa aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike përbëjnë 114 ndërmarrje, ose 10.4 për qind të regjistrimeve të reja.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se bizneset e reja vazhdojnë të jenë pothuajse ekskluzivisht mikro-ndërmarrje.

T� tjera
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
-
“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n sjell mundësi të reja për bizneset kosovare
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes E...
-
Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të...
-
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, pas kritikave nga ndërkombëtarët
Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e S...
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...






































