Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 31 July 2026
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ për garantimin e sigurisë gjatë festivalit “Sunny Hill 2026”, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Sipas policisë, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë do të angazhohen në zonën e festivalit dhe në hapësirat përreth, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Në kuadër të masave të parapara, policia do të kujdeset për menaxhimin e hapësirës së festivalit, monitorimin e rendit publik, identifikimin e shkelësve të ligjit, si dhe rregullimin e trafikut në zonën ku do të zhvillohet ngjarja.
Policia paralajmëroi se për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe vizitorëve do të ketë bllokime të plota ose të pjesshme të rrugëve që çojnë drejt festivalit, si dhe riorientim të trafikut.
“Duke pasur parasysh fluksin e madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin, do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që çojnë për në zonën ku mbahet festivali, si dhe ridrejtim të trafikut rrugor. Andaj, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.
Për të lehtësuar qarkullimin, policia bëri të ditur se organizatorët kanë siguruar transport të organizuar nga Prishtina drejt festivalit dhe anasjelltas, duke u bërë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Sipas njoftimit, në zonën e festivalit do të lejohen të qarkullojnë vetëm mjetet e autorizuara dhe personat me leje parkimi.
Policia theksoi se, varësisht nga situata në terren, mund të ndërmerren masa shtesë për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e pjesëmarrësve, ndërsa qytetarët do të udhëzohen nga zyrtarët policorë në pikat përkatëse.
Në fund, Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të respektojnë udhëzimet, në mënyrë që festivali të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
































