Haxhiu s’tregon nëse do të thirret menjëherë seancë për Qeveri e President, ngjarjen në LDK e quan “lajm të mirë” për vazhdim të takimeve
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 31 July 2026
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes që pati me përfaqësues të partive politike tha se ajo shkoi “mirë e mbarë” dhe se u dakorduan për çështjet procedurale për seancën konstituive të 6 gushtit.
Ajo njoftoi se në këtë seancë synohet të zgjidhet kryetari apo kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetarët .
E pyetur më pas nga gazetarët nëse, duke i pasë numrat Lëvizja Vetëvendosje për Kuvend e Qeveri, a do të thirret menjëherë seancë e re për këtë, si dhe për zgjedhjen e Presidentit.
“A pritet marrëveshje, me LDK’në të paktën?”, u pyet Haxhiu.
Për seancë të re s’u përgjigj, por ngjarjen e djeshme në LDK e konsideroi lajm të mirë.
“Është lajm i mirë që kemi pasë mbledhje të LDK’së dje. Pra, është lajm i mirë që tash mund të vazhdojnë takimet sepse ato ishin të pezulluara deri në sqarim të situatës. S’është në mandatin tim të flas për këtë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë, pra të thirren dhe të mbahen. Të ketë përpjekje maksimale dhe seriozitet dhe që të arrihet një marrëveshje që të zgjidhet Presidenti”.
Haxhiu tha se partia e saj ende s’e ka caktuar se kush do të propozohet për të parin e Kuvendit.
“Kush do të jetë kryetari/ja i Kuvendit ende s’është caktuar. Në prag të 6 gushtit do të dihet se kush do të jetë propozimi i Vetëvendosjes. Pozitat s’i kemi me tapi dhe s’i kemi të përhershme. I takon Vetëvendosjes dhe shumë shpejt do ta bëjnë të ditur”.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...

































