Këta janë të dyshuarit që tentuan ta shesin me dokumente të falsifikuara pronën 2-hektarëshe në Fushë Kosovë për 1.55 milion euro
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 31 July 2026
Tre persona dyshohet se ishin pjesë e një skeme të organizuar mashtrimi, përmes së cilës u tentua të tjetërsohej dhe shitej një pronë në vlerë prej 1 milion e 550 mijë eurosh në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Siç raporton Sinjali të dyshuarit janë:
Erdall Muhaxheri rreth 26-vjeç
Nexhdet Kida rreth 51-vjeç
Agron Mrasori rreth 36-vjeç
Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ata dyshohet se, në bashkëkryerje me persona të arrestuar më herët në të njëjtin rast, kanë përdorur pasaportë të falsifikuar të Republikës së Serbisë, letërnjoftim dhe dokumente të tjera të falsifikuara, duke paraqitur një person me identitet të rremë si pronar legjitim të një parcele prej rreth 2 hektarësh në Sllatinë, transmeton Periskopi.
Sipas dosjes hetimore, prona ishte planifikuar të shitej përmes një noterie në Prishtinë, ndërsa blerësit dyshohet se do të mashtroheshin se dokumentacioni ishte i rregullt. Në këmbim të shitjes, grupi synonte të përfitonte 1,550,000 euro.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se të dyshuarit dyshohet se kanë ndihmuar në hapjen e një xhirollogarie në Credins Bank, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitet të rremë, me qëllim realizimin e transaksionit.
Ndaj tyre janë iniciuar hetime për veprat penale, Mashtrim, Falsifikim të dokumenteve dhe Legalizim të përmbajtjes së rreme, të kryera në formë të bashkëkryerjes dhe ndihmës.
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Erdall Muhaxheri dhe Nexhdet Kida janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Agron Mrasori është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...































