Lajme

Pesë vjet pas largimit, Vjosa Osmani rikthehet zyrtarisht në LDK

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 31 July 2026

Vjosa Osmani është zyrtarisht, edhe një herë tjetër, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pesë vjet pas largimit nga të gjitha funksionet në parti, ish-presidentja u rikthye të enjten në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vendimin e morën delegatët në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë të zhvilluar të enjten.

-Advertisement-

Osmani ishte bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ajo, ishte e para që ia uroi Lumir Abdixhikut fitoren e mbrëmshme ku arriti t’i mbijetoi mocionit për shkarkimin e tij.

Në anën tjetër, deputeti Armend Zemaj këtë vendim të delegatëve të djeshëm e quajti më shumë nevojë të kryetarit Abdixhiku.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy