Dy raste të të shtënave gjatë ahengjeve familjare në Shtime, sekuestrohen dy armë
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 31 July 2026
Dy raste të përdorimit të armëve të zjarrit gjatë ahengjeve familjare janë regjistruar mbrëmjen e 30 korrikut në komunën e Shtimes, ndërsa Policia ka sekuestruar dy armë dhe ka iniciuar procedura penale ndaj dy të dyshuarve.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Petrovë, ku i dyshuari L.S., 25 vjeç, ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri dhe ka dorëzuar një pistoletë me dy fishekë.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës 23:30 në rrugën “Fazli Grajqevci” në Shtime. I dyshuari E.R., 27 vjeç, ka dorëzuar një armë me gas, e cila dyshohet se ishte përdorur gjatë një ahengu familjar.
“Më datën 30.07.2026, policia në Shtime ka trajtuar dy raste të ndara të të shtënave gjatë ahengjeve familjare.
Rasti i parë është raportuar rreth orës 22:30 në fshatin Petrovë, ku i dyshuari L.S. (25 vjeç) ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri dhe ka dorëzuar një pistoletë me dy fishekë.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës 23:30 në rrugën “Fazli Grajqevci” në Shtime, ku i dyshuari E.R. (27 vjeç) ka dorëzuar një armë me gas, e cila dyshohet se ishte përdorur gjatë një ahengu familjar.
Në të dy rastet, me urdhër të prokurorit të shtetit janë iniciuar rastet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Armët janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje familjare apo në çfarëdo rrethane tjetër festive. Përdorimi i armëve rrezikon seriozisht jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe përbën vepër penale. Policia do të vazhdojë të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi që përdor armë në mënyrë të kundërligjshme dhe fton qytetarët që raste të tilla t’i raportojnë menjëherë në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...



































