Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, e djeshmja ia rikonfirmoi të nesërmen
Autori: Gazeta inFokus
09:08 | 31 July 2026
Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm votuan kundër shkarkimit të tij nga posti i kryetarit.
Nga votimi, 170 delegatë u shprehën kundër shkarkimit, ndërsa 152 votuan pro, duke i dhënë Abdixhikut besimin për të vazhduar mandatin në krye të partisë.
Në fjalimin para delegatëve, Abdixhiku tha se çdo vendim i marrë gjatë drejtimit të LDK-së ka qenë në interes të partisë, duke theksuar se rrugëtimi i tij nuk është bërë i vetëm, por së bashku me strukturat dhe anëtarësinë.
Pas votimit, ai e cilësoi procesin si dëshmi të demokracisë së brendshme në LDK.
“Hera e dytë këtë vit, LDK dëshmoi demokraci maksimale. Delegatët dhanë drejtim jo vetëm për lidershipin, por edhe për orientimin programor. Jam i lumtur për rezultatin dhe falënderues për besimin e dhënë”, deklaroi Abdixhiku.
Rezultati u përshëndet edhe nga ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila shkroi në rrjetet sociale: “Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”.
Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj, i cili kishte qenë nënshkrues i nismës, vlerësoi se Kuvendi ishte një proces demokratik, i organizuar mirë dhe se, pavarësisht rezultatit, LDK mbetet e bashkuar.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...





































