Lajme

Aksident tragjik në Greqi, vdesin dy të rinj shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 30 July 2026

Dy të rinj shqiptarë kanë vdekur si pasojë se një aksidenti në ishullin e Kretës në Greqi.

Siç raportojnë mediat greke, ngjarja tragjike zonën e Kolymbarit, në Hania, gjatë orëve të para të mëngjesit, duke u marrë jetën dy të rinjve të moshës 28 dhe 34 vjeç, shkruan Abcmews.al.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 03:00 në autostradën kombëtare, ku motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shqiptarët ka dalë nga rruga për arsye që ende nuk janë përcaktuar.

-Advertisement-

Pas daljes nga korsia, motoçikleta është përplasur me barrierën metalike mbrojtëse të rrugës, duke shkaktuar plagë të rënda te dy të rinjtë.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe i transportuan të plagosurit me ambulancë drejt Spitalit të Hanias.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, të dy viktimat nuk mundën t’u mbijetonin plagëve dhe u shpallën të vdekur.

Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

A

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy