Lajme

Vazhdon votimi në Kuvendin e LDK-së, kanë votuar rreth 70% e delegatëve

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 30 July 2026

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po vazhdon procesi i votimit për shkarkimin ose konfirmimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Siç raporton Klan Kosova, rreth 70 për qind e 328 delegatëve të pranishëm tashmë kanë hedhur votën e tyre.

Po sipas Klan Kosovës, Kuvendi u thirr pasi më shumë se 140 delegatë mblodhën nënshkrimet, duke shprehur pakënaqësi me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ku partia u rendit e treta.

-Advertisement-

Nga 355 delegatë sa numëron gjithsej LDK-ja, 328 po marrin pjesë në punimet e Kuvendit, ndërsa procesi i votimit është ende në zhvillim.

Rezultati i votimit pritet të përcaktojë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë LDK-në apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy