Lajme

Nis votimi, 327 delegatët vendosin për fatin e Abdixhikut në krye të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 30 July 2026

Ka nisur procesi i votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku po vendoset për besimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Komisioni ka konfirmuar pjesëmarrjen e 327 delegatëve.

Punimet e Kuvendit po vazhdojnë me dyer të mbyllura, ndërsa pas fjalimeve të mbajtura nuk ka pasur fjalime nga ana e delegatëve dhe procesi ka kaluar direkt në votim.

-Advertisement-

Delegatët do të vendosin përmes votës së fshehtë nëse Abdixhiku do të vazhdojë mandatin si kryetar i LDK-së apo do të shkarkohet nga kjo pozitë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy