Lajme

Abdixhiku: 30 korriku do të mbahet mend si dita e rrëzimit të kryetarit

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 30 July 2026

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qenë kritik i mbledhjes së jashtëzakonshme për shkarkimin e tij.

Ai ka thënë se nisma është e pavend dhe e pakohë, teksa ka shtuar se 30 korriku do të mbahet mend si dita kur LDK-ja u mblodh për shkarkimin e kryetarit të saj.

“Është e rëndë të qëndrosh përball me të cilët ke ecur gjatë dhe të kuptosh se sot nuk na ka mbledhur ajo që duhet të ndërtojmë bashkërisht, por kërkesa për ta rrëzuar njërin prej nesh”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

“Para se të jemi kundërshtarë, kemi qenë bashkëpunëtor dhe pasi kjo ditë të kalojë është që të mbetet ideja për Lidhjen Demokratike të Kosovë”, ka theksuar ai.

“Pavarësisht rezultatit të sotëm, 30 korriku do të mbetet dita kur rrëzimi i kryetarit të partisë ishte motiv i mbledhjes sot, por kur rrëzimi është qëllimi, kur rreth rrëzimit do të provohet të reduktohet kjo shtëpi, kjo LDK nuk del më e bashkuar”, ka thënë ai në fjalimin para se të nis votimi për shkarkimin e tij.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy