Lajme

Abdixhiku: “Asnjë vendim nuk e kam marrë duke menduar për veten para LDK-së”

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 30 July 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij para delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, tha se gjatë mandatit të tij nuk ka qenë i pagabueshëm, por theksoi se çdo vendim e ka marrë duke pasur në fokus interesin e LDK-së.

Abdixhiku pranoi se ka pasur vendime që mund të ishin marrë ndryshe, por insistoi se asnjëherë nuk ka vendosur interesin personal mbi atë të partisë.

“Nuk kam qenë as i përkryer e as i pagabueshëm. Kam marrë vendime që mund t’i kisha marrë ndryshe, kam marrë vendime që s’duhet t’i merrja ndryshe. Por një gjë mund t’jua them me ndërgjegje të plotë: asnjë vendim, asnjë veprim dhe asnjë sjellje nuk e kam marrë duke menduar për veten para Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi Abdixhiku.

-Advertisement-

Ai këto komente i bëri para votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku delegatët po vendosin për të ardhmen e tij në krye të partisë./GazetaInfokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy