Lajme

Abdixhiku para votimit: “Iniciatorët kanë mundur të prisnin pak muaj, kjo karrige do të ishte e lirë”

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 30 July 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij para votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, u ndal te iniciativa për ndryshimin e udhëheqjes, duke thënë se ajo mund të ishte shtyrë edhe për disa muaj.

Abdixhiku tha se karrigia e kryetarit do të ishte e lirë për secilin që beson se e meriton, por shtoi se është zgjedhur një rrugë tjetër.

“Iniciatorët kanë mundur të prisnin pak muaj nga sot. Kjo karrige këtu do të ishte e lirë për secilin që mendon se e meriton, por ja që kjo rrugë u zgjodh, dhe le ta kapërcejmë këtë sfidë me qetësi dhe maturi”, tha Abdixhiku para delegatëve.

-Advertisement-

Ai u bëri thirrje anëtarëve të LDK-së që procesin ta zhvillojnë me qetësi dhe maturi, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe demokracisë së brendshme në parti.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, delegatët pritet të vendosin për vazhdimin ose jo të mandatit të Abdixhikut në krye të LDK-së./GazetaInfokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy