Lajme

Zemaj: Fati i LDK-së është në dorën e delegatëve

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 30 July 2026

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është deklaruar para Kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë.

Zemaj ka thënë se fati i LDK-së është në dorën e delegatëve, të cilët sot presin të zgjedhin për të ardhmen e partisë.

Sipas Zemajt, LDK-ja ka treguar demokraci me Kuvendet e saj, për çka tha se një gjë e tillë nuk mund të gjendet as në vendet e rajonit.

-Advertisement-

“Nënshkrimet e kanë pasur formën e vet, tashmë është në dorën e delegatëve të vendosin të ardhmen e LDK-së. Nuk do të ketë tensione. Delegatët janë përballur me presione mediatike, por kjo është dmeokracia, këtë e promovon vetëm LDK. Këto ngjarje nuk mund t’i shihni në partitë tjera, madje as në vendet e rajonit. Për këtë arsye jemi parti demokratike dhe nuk ndalemi”, ka thënë Zemaj para se të hynte në Kuvendin e LDK-së.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy