Lajme

Të shtëna në një aheng familjar në Podujevë, policia sekuestron tri armë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 30 July 2026

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë përdorur armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.

Policia ka sekuestruar një revole me mulli, dy pistoleta, njëra prej tyre me gaz, si edhe gjashtë fishekë.

-Advertisement-

Pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy