Lajme

Zjarri në fabrikën në Gjakovë, policia: Rasti është në fazën fillestare të hetimeve

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 29 July 2026

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konfirmoi për Gazetën Express se sot rreth orës 16:10, është pranuar informata se një fabrikë në fshatin Osek Hilë, në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri.

Krasniqi tha se njësitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Sipas saj, rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy