Varreza masive në Zubin Potok – Familjarja e njërit nga të zhdukurit: Jam e bindur se janë aty
Autori: Gazeta inFokus
14:54 | 29 July 2026
Varreza masive në Zubin Potok ka rikthyer në qendër të vëmendjes plagët e luftës dhe kërkimin për drejtësi.
Familjarja e një nga personave të zhdukur, Lutfije Ademi Vokshi, motra e intelektualit që dyshohet se është një nga viktimat e kësaj ngjarje, Adem Ademi u shpreh e bindur se në atë varrezë bëhet fjalë për grupin e intelektualëve që më pas u shpallën të zhdukur.
“Për dy dekada e gjysmë ne jetojmë në ankth, në pritje. Meqenëse flitet për këtë gërmim edhe në bazë të vendit ku flitet dhe në bazë të ngjarjes që ka ndodhur, unë si familjare nuk dyshoi hiç, 100% jam e bindur se janë aty, edhe pse nuk është zyrtarisht unë si familjare jam e bindur se janë aty”.
Ajo e përshkroi vëllain e saj si një kirurg të përkushtuar ndaj punës dhe në shërbim të atdheut.
“Më bën me besu sepse ata kanë hyrë në atë mal…Jam motra e doktorit dhe jetoj në Prishtinë, kështu që edhe në kohën e fundit para bombardimeve nuk kemi guxuar aq shpesh të takohemi, mirëpo të dëgjohemi në telefon jemi dëgjuar shpesh. Ai ka shërbyer në Shalë të Bajgorës, ka qenë kirurg, mjek shef i repartit të Kirurgjisë ka qenë brigada 144 ku ka shërby vëllai. Ai edhe gjatë kohës që është luftu ai ka shërby edhe ka shku në punë në spital edhe ka shku në Shalë të Bajgorës e ka pasë ditën e caktume. Mirëpo pas një kohe hyn masat e dhunshme dhe e nxjerrin atë si të papërshtatshëm për sallë të operimit, ishte arsyeja se pacientët e kanë kërkuar vëllain tim me operu. Kam pasur rastin të takohem me shumë pacientë, thonë që ai ka qenë doktor që na ka shëru me fjalë, jo veç me operacione, por edhe me fjalë”, tha ajo.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...






























