Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë
Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 29 July 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e raportit për krimet e luftës.
Përpara të pranishmëve, Kurti tha se gjetjet e këtij raporti janë jetike për dokumentimin e krimeve që Serbia kreu në Kosovë, në luftën e fundshekullit të kaluar.
“Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë. Raporti përfaqëson njerëz, jetë, familje dhe histori që nuk mund të reduktohen në numra, por që shteti ynë ka detyrim t’i dokumentojë me saktësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Për periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999, janë dokumentuar gjithsej 12,230 viktima të luftës në Kosovë. Secili numër na flet për të dashurit tonë që na u vranë, familjet që u shkatërruan dhe mungesën e mallin që ndjehet edhe sot” tha Kurti.
Kryeministri në detyrë thekson se sa e rëndë është pesha e krimeve serbe, pasi ato u kryen edhe ndaj fëmijëve.
“Veçanërisht e rëndë është pesha e krimeve të kryera ndaj fëmijëve. Raporti dokumenton se në grupmoshën 0–17 vjeç janë: 1,047 fëmijë të vrarë, 94 kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa ende nuk dihet për fatin e vendndodhjen e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë.
Vrasja e mbi një mijë fëmijëve, përtej së qeni statistikë tragjike, është plagë e thellë e shoqërisë sonë. Është akuzë e përhershme kundër barbarisë së luftës dhe detyrim për shtetin tonë, që e vërteta të dokumentohet, drejtësia të kërkohet dhe kujtesa të ruhet” shtoi Kurti.
Kurti deklaroi se gjatë muajve mars-qershor u vranë 9,948 njerëz, që përbëjnë rreth 81.3% të të gjitha viktimave të dokumentuara në këtë raport (12,230).
Sipas tij, kjo dëshmon për tmerrin që përjetoi popullsia civile gjatë fazës kulmore të luftës.
“Lista është preliminare, por nuk nënkupton se puna është e papërfunduar. Do të thotë se instituti do të vazhdojë ta përditësojë sa herë që sigurohen dokumente ose dëshmi të reja. Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar databazë institucionale që i reziston kohës dhe u shërben brezave që vijnë.
Prandaj, dua t’u bëj thirrje familjeve të viktimave, institucioneve publike, organizatave dhe çdo qytetari që posedon dokumente ose informacione relevante, të bashkëpunojnë me institutin. Çdo informacion i ri do të trajtohet me seriozitet dhe sipas metodologjisë së njëjtë profesionale.
Sepse pa dokumentim nuk ka kujtesë. Pa kujtesë nuk ka drejtësi. Dhe pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme” shtoi ai.
Kurti adresoi edhe zhvillimin e djeshëm në Zubin-Potok, ku nisën gërmimet për një varrezë masive.
“Derisa këto gërmime janë rezultat i punës së institucioneve tona, moszbatimi nga Serbia i Deklaratës së Brukselit për të Zhdukurit me Dhunë, e dakorduar më 2 maj 2023, përkatësisht refuzimi për të hapur arkivat e ushtrisë, është dëshmi se shteti fqinj vazhdon t’i ikë përgjegjësisë për krimet e kryera në vendin tonë gjatë luftës së fundit. Andaj, e përsërisim thirrjen ndaj faktorëve ndërkombëtarë të shtojnë trysninë ndaj Serbisë që, mes tjerash, të ndryshohet vendimi për klasifikim dhe të hapet arkiva e Brigadës së Motorizuar 37 e Ushtrisë Jugosllave, në mënyrë që të kemi informacione për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë”, tha Kurti.
Raporti u përgatit nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...






























