Lajme

“Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”- Kompania ku punonte 26-vjeçari reagon pas vdekjes së tij

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 29 July 2026

Kompania me seli në Ferizaj “Sigma Crane & Transport” Sh.p.k., në të cilën punonte 26-vjeçari Ermal Sherifi, i cili vdiq si pasojë e rrëzimit të një vinçi të mërkurën në Prishtinë, ka reaguar të enjten.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kompania ka publikuar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e punonjësit të saj.

“Miq, Bashkpuntorë dhe Dashamirë, në emër të Familjës tonë me dhimbje të thellë ju shprehim ngushllimet më të sinqerta për vdekjen e rënde të bashkpuntorit tonë Ermal Sherifi”, tha kompania e cila është pronë e familjes Sylejmani nga Ferizaj.“Lutemi për shpirtin e tij të bardhë që zoti ta meshirojë në gradat më të larta të Xhehnetit!”, thuhet në mesazhin e kompanisë.

-Advertisement-

“Familjes Sherifi ngushllimet më të sinqerta,Zoti ua lehtesoftë dhimbjen e ju a shtoftë durimin në këto momente!”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy