BE-ja vendos rregulla të reja për AI
Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 29 July 2026
Bashkimi Evropian do të nisë nga 2 gushti zbatimin e rregullave të reja për transparencën e inteligjencës artificiale, duke detyruar kompanitë që të etiketojnë qartë çdo përmbajtje të krijuar ose të manipuluar me AI.
Masat janë pjesë e Aktit Evropian për Inteligjencën Artificiale, i cili po hyn në fuqi në faza.
Sipas rregullave të reja, chatbot-et duhet të identifikohen qartë si sisteme të inteligjencës artificiale, ndërsa imazhet, videot, tekstet dhe materialet audio të krijuara me AI duhet të mbajnë etiketa ose shenja digjitale, si watermark-e, që lejojnë identifikimin e tyre. Kompanitë që nuk respektojnë këto detyrime rrezikojnë gjoba të larta.
Komisioni Evropian argumenton se zhvillimi i inteligjencës artificiale gjeneruese ka rritur ndjeshëm rrezikun e dezinformimit, pasi përmbajtje të rreme mund të prodhohen dhe të shpërndahen në shkallë shumë të gjerë. Një shqetësim i veçantë mbeten “deepfake”-et, materiale që duken autentike, por janë krijuar ose manipuluar nga inteligjenca artificiale.
Rregullat zbatohen për përmbajtjet e prodhuara për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi personal i AI-së nuk preket. Edhe tekstet informuese për çështje me interes publik do të duhet të etiketohen nëse janë krijuar nga AI pa mbikëqyrje editoriale njerëzore. Sistemet ekzistuese kanë afat deri më 2 dhjetor për t’u përshtatur me kërkesat e reja, ndërsa përjashtohen veprat artistike, krijuese, satirike dhe ato të zhanrit fiksion.
Ndërkohë, platformat e mëdha teknologjike kanë nisur tashmë zbatimin e këtyre praktikave. TikTok kërkon prej vitesh etiketimin e përmbajtjeve të krijuara me AI, Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram, ndërsa Google ka nënshkruar kodin europian të transparencës dhe po bashkëpunon me kompani si OpenAI, Nvidia dhe Apple për zhvillimin e standardeve të përbashkëta të identifikimit të përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...

































