Deputetja e PDK-së: Pa marrëveshje politike, nuk e votojmë presidentin
Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 29 July 2026
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka deklaruar se kjo parti nuk do ta japë votën për zgjedhjen e presidentit pa një marrëveshje politike.
Jashari tha se vota për president duhet të jetë pjesë e një dakordimi dhe se PDK-ja nuk synon vetëm pushtetin, por edhe përfaqësimin e qytetarëve që e kanë votuar.
“Pa marrëveshje, PDK-ja nuk ka votë për president, gjë që është demokratike. Kam dëgjuar se një pjesë e shoqërisë mendojnë që ne duam pushtet, por ne kemi hyrë në garë për pushtet dhe është krejt normale që duam të kemi një pjesë të shërbimit ndaj popullit, sepse për këtë jemi votuar”, ka thënë Jashari.
Ajo ka shtuar se sipas saj, PDK-ja ka dhënë kontribut në ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe se duhet të ketë reflektim për proceset politike.
“Është shumë e nevojshme që të reflektohet, sepse ne kemi dështuar në shumë faza dhe në shumë çështje të tjera. Unë besoj se duhet të reflektohet që PDK-ja ka punuar për vendin dhe ka dhënë kontribut në bazat themelore të një shteti funksional”, është shprehur ajo.
Jashari ka folur edhe për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se sipas saj, nuk janë realizuar shumë nga premtimet e bëra.
“Unë mendoj se nuk kanë bërë diçka shumë të rëndësishme prej atyre që kanë premtuar. Besoj se fokusi kryesor ka qenë pjesa veriore, duke e harruar pjesën tjetër”, ka deklaruar Jashari.
Sipas saj, veprimet në veri mund të konsiderohen si një arritje, por ajo ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, janë lënë anash qytetarët e tjerë.
“Arritja për të vendosur një baraspeshë mes luftës çlirimtare dhe asaj në veri është diçka e rëndësishme, por nuk do të thotë që duhet ta lëmë shumicën jashtë kësaj kornize. Nuk duhet të funksionosh vetëm në një drejtim dhe të harrosh qytetarin tënd, i cili ka nevojë sot më shumë se kurrë”, ka përfunduar Jashari. /Teve1

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...































