Lajme

Një zjarr i madh vihet nën kontroll në Francë, arrestohet edhe një dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 28 July 2026

Një zjarr i madh në Francë, që ka shkatërruar rreth pesëmijë hektarë në zonën e Ponteves, është vënë nën kontroll, kanë njoftuar autoritet franceze.

Ministri i brendshëm, Laurent Nunez e ka përshkruar këtë si një përparim të madh, duke vlerësuar edhe përpjekjet e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e madh prej 1000 zjarrfikësve e njësive ushtarake.

Ai ka treguar edhe për plagosjen e katër zjarrfikësve.

-Advertisement-

“Mendimet e mia janë me katër zjarrfikësit e plagosur dje kur një kamion cisternë për zjarre u përmbys.”, ka deklaruar ministri francez.

Nunez ka njoftuar se një person është arrestuar, si i dyshuar për zjarrvënie.

“Një i dyshuar për zjarrvënie është arrestuar nga xhandarmëria dhe është lënë në paraburgim.”, ka thënë ai.

Nryshe, gjatë përballjes me zjarret, janë lënduar një numër i madh i zjarrfikësve, derisa janë arrestuar edhe mbi 160 persona.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy