Vdekja e të riut në vendpunishte, Azemi: Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë faktori njeri
Autori: Gazeta inFokus
22:18 | 28 July 2026
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se Kosova vazhdon të përballet me një situatë shqetësuese sa i përket sigurisë në punë, ndërsa tha se vendi “e ka humbur luftën” në raport me vdekjet e punëtorëve në sektorin privat.
“E kemi humbur luftën në raport me vdekjet e punëtorëve në sektorin privat të Kosovës. Viti 2025 ka qenë viti më fatkeq për punëtorët pas luftës, ndërsa edhe ky vit ka nisur me një gjendje shumë të rëndë”, tha Azemi për RTK-në.
Ai foli edhe për aksidentin tragjik në një vendpunishte në Prishtinë, ku nga rrëzimi i një vinçi humbi jetën një punëtor i ri, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.
Azemi tha se humbja e jetës së një punëtori të ri është një tragjedi e rëndë për familjen, komunitetin e punëtorëve dhe gjithë shoqërinë kosovare.
“Fatkeqësisht, të humbësh një punëtor të ri është tepër e rëndë edhe për punëtorinë, edhe për gjithë Kosovën. Është shumë e tmerrshme kur familja pret që ai të kthehet në shtëpi, por përballet me një tragjedi të tillë”, tha kreu i SPSP.
Ai ngriti shqetësime edhe për praninë e një 18-vjeçari në vendpunishte, duke theksuar se rasti duhet të hetohet nga institucionet përgjegjëse.
Azemi tha se pret rezultatet e hetimeve nga Inspektorati i Punës, Policia dhe Prokuroria, por shtoi se, sipas informacioneve paraprake që ka marrë, në këtë rast dyshohet se faktori njerëzor ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.
“Do të presim çfarë do të thonë Inspektorati i Punës dhe Prokuroria. Brenda dy ose tri ditëve besoj se do të dihen të gjitha detajet. Sot mund të themi se faktori njerëzor është shkaku pse ka ndodhur ky rast”, deklaroi ai.
Duke komentuar deklaratën e Inspektoratit Qendror të Punës se vendpunishtja nuk ishte inspektuar më parë, pasi ndodhej në fazën fillestare të punimeve, Azemi tha se, megjithëse inspektorët nuk mund të jenë në çdo vend, sipas tij problem mbetet mungesa e sanksioneve të mjaftueshme ndaj kompanive që nuk respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...





























