Lajme

Ish-zëdhënësi i VV-së demaskon asistentin e Kurtit: Qëndroi prapa një profili fake në vitin 2017

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 28 July 2026

Gazetari Shkodran Hoti, një ish-aktivist e zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zbuluar për herë të parë narrativën e propagandës së LVV-së.

I ftuar në emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin, Hoti ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur një nen të veçantë për thashethemet në planin e tyre të udhëheqjes.

Duke marrë për shkas diskutimet lidhur me “Lule Gjelin”, Hoti ka zbuluar disa detaje nga “e kaluara e errët” në Lëvizjen Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Zanafilla ekziston në këtë dokument dhe jo rasisht profile të ngjajshme me “Lule Gjelin” në kohën kur unë kam qenë pjesë e Vetëvendosjes apo para vitit 2017 ose 2016 ka qenë vetëm një që unë e kam njohur në VV. Ka qenë një profil i vogël, i cili nuk ka bërë propagandë sikur ky, por ka qenë një profil i quajtur “Axhi Tator”, ka bërë të ditur Hoti.

Ai ka treguar se prapa profilit “Axhi Tator”, i cili ka shërbyer për propagandën e Vetëvendosjes në atë kohë, ka qëndruar hiq më pak se ish-asisteni i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri.

“Prapra tij (Axhi Tatorit) ishte hiq më pak se asistenti i Albin Kurtit, Arianit Beqiri”, ka rrëfyer Hoti.

Hoti ka treguar qëllimet dhe funksionet e këtij profili “fake”, i cili ishte udhëhequr nga asistenti i kryeministrit.

“Arianit Beqiri ka qenë “Axhi Tatori”. Ka qenë një profil më i margjinizuar dhe e ka përdorur për sulme ndaj njerëzve që kanë dalë prej Vetëvendosjes. Edhe unë kam qenë cak i tij njëherë”, ka deklaruar Hoti në Paradoks.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy