Zejnulla Gashi mbledh Kryeprokurorët, zbulon 10 prioritetet për 100 ditët e para në krye të organit të akuzës – mungon Blerim Isufaj
Autori: Gazeta inFokus
16:26 | 28 July 2026
Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme gjatë 100 ditëve të para të mandatit, duke vënë theksin te lufta kundër korrupsionit të profilit të lartë, krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe sigurisë në trafikun publik.
Këto prioritete u shpalosën sot gjatë një takimi të kolegjiumit me kryeprokurorët e prokurorive përkatëse, i cili u mbajt në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, Gashi ka kërkuar angazhim institucional për fusha kyçe që sipas tij kërkojnë reagim urgjent, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Gjatë adresimit të tij, Kryeprokurori Gashi i njoftoi kryeprokurorët me prioritetet kryesore për 100 ditët e para të mandatit që, sipas tij, kërkojnë veprime të menjëhershme institucionale, ndër të cilat: Zhvillimi i hetimeve financiare krahas hetimit dhe ndjekjes penale në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe krimeve të tjera të rënda; Siguria e qytetarëve, luftimi i armëmbajtjes pa leje dhe luftimi i narkotikëve; Mbrojtja e pronës së qytetarëve; Siguria ekonomike dhe juridike e qytetarëve dhe subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike; Trajtimi i rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtja e viktimave; Mbrojtja e integritetit të hetimeve dhe të dhënave personale; Ndjekja penale dhe politikë më rigoroze ndëshkimore ndaj personave përgjegjës që rrezikojnë sigurinë në trafikun publik; Krijimi i mekanizmit të ri mbikëqyrëse në kuadër të ZKPSH-së në funksion të ngritjes së cilësisë së punës brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit, përkatësisht mbikëqyrjes së cilësisë së aktakuzave të kthyera nga gjykata, aktgjykimet liruese, dështimet procedurale, vërejtjet e gjykatave dhe praktikën gjyqësore, në respektim të plotë të pavarësisë institucionale të Prokurorit të Shtetit; Krijimi i një mekanizmi të brendshëm institucional në kuadër të ZKPSH-së për mbrojtjen e prokurorëve në rastet kur ata atakohen padrejtësisht gjatë ushtrimit të funksionit dhe detyrave të tyre zyrtare; si dhe Forcimi i komunikimit të brendshëm institucional dhe respektimi i vijës hierarkike“, thuhet në njoftim.
Këto çështje Kryeprokurori Gashi i konsideroi si nevojë të kohës, “të cilat synojnë rritjen e efikasitetit në ndjekjen penale, në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e besimit të publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit“, thekson kumtesa.
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët që brenda një afati të arsyeshëm kohor, secila prokurori e shkallës së parë t’i paraqesë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit një plan fillestar për trajtimin e çështjeve të përmendura më lart, e të cilat bien në kompetencë lëndore dhe territoriale të tyre.
“Po ashtu, në këtë takim u diskutuan edhe çështje të tjera profesionale. Ndërsa, kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive raportuan lidhur me gjendjen e përgjithshme të prokurorive të tyre, veçmas për: gjendjen me lëndë të vjetra; efikasitetin në trajtimin e lëndëve; rastet me interes të lartë publik; sfidat kryesore të prokurorive që ata i menaxhojnë, si dhe nivelin e zbatimit të SMIL-it në secilën prokurori. Në përmbyllje të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, garantoi mbështetjen e plotë institucionale dhe u ofroi bashkëpunim të ngushtë të gjithë kryeprokurorëve dhe prokurorëve të shtetit në nivel vendi, për luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit“, thuhet në kumtesë.
Në këtë takim nuk ka marrë pjesë Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, bazuar në fotografitë zyrtare të shpërndara pas takimit.
Isufaj aktualisht ndodhet edhe në një kontekst gjyqësor me Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me tërheqjen e nominimit të tij për Kryeprokuror të Shtetit. Në mungesë të tij, Prokuroria Speciale është përfaqësuar në këtë mbledhje nga zëvendëskryeprokurori i kësaj prokurorie, Valdet Gashi.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
































