Lajme

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet krani, lëndohen dy punëtorë – pamje nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 28 July 2026

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti të ndodhur në një vendpunishte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku është rrëzuar një kran.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, ekipet e Zjarrfikësve dhe Emergjenca, të cilat po merren me rastin dhe po ofrojnë ndihmën e nevojshme.

Dy punëtorët e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

-Advertisement-

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e incidentit.

Gazeta Infokus ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy