Lajme

Delegatja e LDK-së: Osmani duhet të presë në radhë, s’mund të kthehet si kryetare e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 28 July 2026

Delegatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ka folur për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ishte bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Pantina në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se nuk i di qëllimet e Osmanit, por ka shtuar se ajo nuk është kundër kthimit të saj në LDK.

-Advertisement-

“Por, ajo s’mund të kthehet si kryetare e LDK-së apo në pozita lidershipi. Duhet të ketë një proces të riintegrimit…Një nga gabimet që ka bërë z. Abdixhiku ka qenë edhe kjo se ka sjellë shumë njerëz nga jashtë dhe u ka dhënë menjëherë përgjegjësi. Edhe znj. Osmani, nëse ka ambicie të mbetet në LDK, duhet të presë me radhë tash. Nuk mund të kthehet si e para, as e dyta e as e treta”, ka thënë Pantina, ndërsa ka shtuar se Osmani duhet ta rikthejë besimin sepse një pjesë e strukturave dhe elektoratit nuk i beson asaj.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy