Lajme

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 27 July 2026

Gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës nga Kosova për në Danimarkë.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë Daneze.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje, Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese dhe Zjarrvënie”.

-Advertisement-

Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Danimarkës./

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy