Lajme

Gjendje e qetë në kufijtë e Kosovës, shumica e pikave kalohen pa pritje të gjata

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 27 July 2026

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa pritje të gjata

Sipas përditësimit të datës 27 korrik 2026, në pjesën më të madhe të pikave kufitare automjetet presin nga dy deri në dhjetë minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona.

Pritja më e gjatë është regjistruar në Jarinjë, ku në hyrje qytetarët presin deri në 15 minuta. Ndërkohë, në Vërmicë është raportuar një kolonë rreth 40 metra e gjatë, me kohë pritjeje deri në 10 minuta.

-Advertisement-

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarën, Dheun e Bardhë, Hanin e Elezit dhe Muçibabën, pritjet variojnë kryesisht nga pesë deri në dhjetë minuta. Ndërsa në Qafë të Morinës dhe Qafë të Prushit, qytetarët presin vetëm nga dy deri në tre minuta.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy