Netanyahu sulmon kryebashkiakun e New York-ut: Po nxit urrejtje ndaj hebrenjve
Autori: Gazeta inFokus
22:36 | 26 July 2026
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka sulmuar kryebashkiakun e New York-ut, Zohran Mamdani, duke thënë se apo po feston për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023 dhe se po nxit urrejtje kundër hebrenjve.
Në një intervistë për Fox News, Netanyahu iu përgjigj komenteve të Mamdanit për të shqyrtuar arrestimin e tij në New York, duke thënë se ndërsa qyteti nuk ka autoritetin për të ekzekutuar një urdhër arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër kryeministrit, Netanyahu mbetet person non grata në qytet.
“Nuk mendoj se është rastësi që pasi ai bëri këtë fjalim urrejtjeje kundër Izraelit dhe kundër meje, të nesërmen një hebre goditet me thikë duke dalë nga një sinagogë — mendoj me një britmë ‘Allahu Ekber’”, tha ai duke shtuar:
“Hebrenjtë ndihen shumë në siklet. Unë flas me shumë nga miqtë e mi dhe ata thonë: ‘Është si një botë tjetër. Kemi frikë të dalim në rrugë. Sigurisht që nuk duam të veshim yarmulke ose ndonjë veshje që do të zbulonte se jemi hebrenj.’”
Mamdani tha javën e kaluar në një intervistë se Netanyahu “i përket Hagës”.
“Ai është një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, tha ai.
Ai deklaroi gjithashtu se po shqyrtonte nëse kishin kompetencë për të bërë të mundur arrestimin e Netanyahut nëse ai do të vizitojë qytetin për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. /Panorama

T� tjera
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...
-
Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit ...
-
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vra*sje të rëndë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rig...
-
Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani
Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetë...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...


































