Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Evropian
Autori: Gazeta inFokus
16:53 | 24 July 2026
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve të sigurisë brenda institucionit që drejton, duke krijuar një strukturë të re të brendshme për analizën e inteligjencës. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Kolegjit të Komisionerëve para pushimeve verore dhe struktura e re do të nisë funksionimin më 1 shtator.
Bëhet fjalë për Sekretariatin e Kolegjit të Sigurisë, i cili do të vendoset pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian.
Sipas Komisionit, ky sekretariat do t’i sigurojë presidentes dhe Kolegjit të Komisionerëve analiza të shpejta, të integruara dhe me cilësi të lartë mbi zhvillimet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë që prekin Bashkimin Evropian.
Struktura e re do të monitorojë zhvillimet në fushën e sigurisë, do të koordinojë analizat e ekspertëve dhe do të hartojë vlerësime strategjike të përshtatura sipas nevojave të drejtuesve të Komisionit. Gjithashtu, ajo do të bashkëpunojë me Kapacitetin e Vetëm të Analizës së Inteligjencës të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), si dhe me autoritetet e shteteve anëtare.
Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime dhe kritika brenda institucioneve europiane. Disa zyrtarë të BE-së dhe diplomatë të vendeve anëtare e konsiderojnë të panevojshme krijimin e një strukture të re, duke argumentuar se Kolegji i Sigurisë është mbledhur vetëm një herë gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
Shqetësimi kryesor lidhet me trajtimin e informacionit të ndjeshëm të inteligjencës. Sipas disa zyrtarëve europianë, shtetet anëtare janë tradicionalisht të rezervuara në ndarjen e këtyre të dhënave dhe përqendrimi i tyre në Komision mund të krijojë rreziqe për sigurinë e informacionit.
Një zyrtar i lartë europian ka deklaruar se shkëmbimi i inteligjencës duhet të mbetet kompetencë e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se “Komisioni nuk është vendi i duhur” për administrimin e informacioneve të tilla.
Nisma e Von der Leyen pritet të ushqejë debatet mbi balancën e kompetencave mes institucioneve të Bashkimit Evropian, si dhe mbi mënyrën se si duhet të menaxhohen informacionet më të ndjeshme të sigurisë në një klimë gjeopolitike gjithnjë e më të tensionuar.

T� tjera
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...
-
Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Rrahman Hoti...
-
Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë mbajtur në Prishtinë ...
-
Prishtina n’bërllok, Komuna u shkruan deputetëve: S’lejojmë të mbahet peng projekti për inate politike
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar sot se k...
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
































