Lajme

Dështon shqyrtimi i kërkesës së Haxhiut, anëtarët e KGJK-së lëshojnë mbledhjen

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 24 July 2026

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës është ndërprerë pasi anëtarët e këtij institucioni kanë lëshuar sallën në momentin kur pritej të diskutohej kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me procedimin e dorëheqjeve të ish-gjyqtarëve serbë në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut.

Para ndërprerjes së mbledhjes, anëtari i KGJK-së, Bashkim Hyseni, kërkoi që kjo çështje të vendosej në krye të rendit të ditës. Ai ngriti dilema për arsyet e vonesës në trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb, duke kërkuar sqarime pse procesi nuk është përmbyllur deri më tani.

Më herët gjatë ditës, Albulena Haxhiu u bëri thirrje anëtarëve të KGJK-së që të ndjekin praktikën e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe t’ia procedojnë për dekretim emrat e gjyqtarëve që kishin paraqitur dorëheqje, por që më pas kanë vendosur t’i tërheqin ato.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy