Lajme

Diskutimet për koalicione, Sveçla: Partitë opozitare ta shtrëngojnë dorën e shtrirë nga Lëvizja Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 18 July 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një intervistë për A2CNN ka folur edhe për diskutimet për koalicion me partitë opozitare.

Sveçla ka thënë se vendi ndodhet në një situatë të tillë për shkak të vendimit të Kushtetueses që specifikon se për zgjedhjen e presidentit duhen 2/3 të votave të Kuvendit.

Ai ka thënë se shpreson që partitë opozitare do të marrin vendime për të zhbllokuar situatën dhe ta shtrëngojnë dorën e shtrirë të Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

“LVV ka dëshmuar që është e gatshme për bashkëpunim. Kemi ofru opsione që të dalim nga kjo situatë, që është produkt i një vendimi të kushtetueses, që na duhet kuorumi i 2/3 për presidentin. Shpresojmë që partitë opozitare do të marrin qëndrime që të zhbllokohet kjo situatë, që dorën e shtrirë të LVV’së ta shtrëngojnë dhe të ecin para për konsolidim të institucioneve”, ka thënë Sveçla.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy