Lajme

Smajli ‘godet’ opozitën: Kurti ju rrëzoi me raportimet e mediave, sot ju frikësoheni t’i përdorni

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 18 July 2026

Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar me kritika të ashpra ndaj partive opozitare, duke i akuzuar ato për mungesë reagimi ndaj, zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe veprimeve të Qeverisë së Albin Kurtit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Smajli ka deklaruar se opozita po hesht edhe përballë çështjeve që, sipas saj, janë dokumentuar nga mediat, ndërsa ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje dikur i përdorte raportimet mediatike për të ndërtuar kauzat e saj politike.

“E kam një përshtypje që momentalisht, opozitës, te shpija me i shku me ia konfisku oborrin Albin Kurti, këta nuk bëzanë. Natyrisht, duke mos i përfshirë të gjithë, fatmirësisht. Me faktet e raportimeve të bëra nga mediat, Kurti ju ka rrëzu prej pushtetit, duke i shndërru ato në kauza personale të partisë, sa që me raste edhe është harru që janë bërë nga mediat. Aq shumë kanë ditë me i përdor e me i kthy në armë për me bë opozitë. Sot, le që opozita nuk bën vetë opozitë, por edhe informacionet që i ka të servuara nga mediat ka frikë t’i përdorë.”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Smajli ka ngritur një sërë pyetjesh publike drejtuar opozitës, duke përmendur privatizimet, importin e energjisë elektrike dhe emërimet në institucione publike për të cilat ka raportuar në vazhdimësi Gazeta Infokus.

Ajo ka pyetur nëse opozita është në dijeni se, sipas saj, gjatë vitit 2025 janë realizuar 56 kontrata privatizimi me shitje direkte, të cilat thotë se Agjencia Kosovare e Privatizimit po i mban të fshehta nga opinioni publik.

“A po e din hala PDK-ja që VV-ja i ka vazhdu privatizimet e tyre, për të cilat ua ka hangër ymrin e ua ka marrë edhe pushtetin, duke i përdorë në çdo moment që e ka pas mundësinë, e kur s’e ka pas, e ka kriju. A po e din opozita që janë edhe 56 kontrata të privatizimeve me shitje direkte veç në vitin 2025 të cilat po i mbron hermetikisht AKP-ja mos me dal në publik?  A po e din opozita që Kurti për 6 vite i ka mbërri shifrat e importit të energjisë sa kanë qenë për 20 vite të tëra? A po e dini dhe a po e shihni që është duke u kapur gradualisht çdo institucion publik? A po e shihni që bordet janë mbush me militantë e me persona që kanë pasë e kanë probleme me ligjin? Më falni se, nashta, ua prisha pak gjumin, se i keni do halle tjera një herë, shteti e ata që ju kanë besu votën ju presin…VAZHDOJENI…”, ka shkruar tutje Smajli./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

5 vitet e Kurtit kushtuan më shumë se 20 vitet e pasluftës: 838 milionë euro për import të rrymës në qeverisjen e Albin Kurtit

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy