Lajme

Për shkak të garës automobilistike, sot dhe nesër mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 18 July 2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se sot dhe nesër, për disa orë, do të mbyllet rruga Brezovicë-Prevallë.

Në njoftim bëhet e ditur se arsyeja për këtë është se do të zhvillohet Gara Automobilistike Malore “Brezovica 2026”, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Njoftimi:

-Advertisement-

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se më 18 dhe 19 korrik 2026 do të zhvillohet Gara Automobilistike Malore “Brezovica 2026”, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Për shkak të zhvillimit të garës, në segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë (R115) do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në intervalin kohor 10:30 – 18:00, gjatë të dyja ditëve.

18 korrik 2026 – Stërvitjet zyrtare

19 korrik 2026 – Gara zyrtare

Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.

Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy